Amasadori amerikan merr pjesë në ceremoninë e FSK-së për 12 vjetorin e Pavarësisë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, është duke marrë pjesë në ceremoninë solemne të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që do të mbahet për shënimin e 12 vjetorit së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Kosnett është parë i ulur në shoqëri të Ministrit të Mbrojtjes, Anton Qunit.

Në këtë ceremoni të FSK-së, po marrin pjesë edhe ambasadori gjerman Christian Heldt dhe përfaqësues tjerë të shteteve të QUINT-it.