Albulena Haxhiu thërret për protestë

Në një postim të saj në Facebook deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu ka bërë thirrje për protesta për ta ndaluar rrezikun që sipas saj po vie nga të shantazhuarit.

“Kosova është në një situatë tepër të rënduar madje çdo ditë po rrezikohet nga të shantazhuarit e të korruptuarit” ka shkruar Haxhiu. Sipas saj në kohën kur edhe Kuvendi është kapur, zëri qytetar përmes protestave është i domosdoshëm.

Haxhiu ka sqaruar që Vetëvendosje është duke u angazhuar për protesta. “Ne jemi duke u angazhuar në këtë drejtim sepse këta kriminelë që e kanë kapur shtetin e po e rrezikojnë vendin, nuk kuptojnë ndryshe” ka shkruar Haxhiu.