Albin Kurti flet për darkën me Aleksandar Vuçiqin

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar darkën joformale me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të organizuar nga kancelari gjerman Olaf Scholz, ku ishte edhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kurti tha se gjatë asaj darke ka pasur barazi në mes të të gjithëve ndërsa theksoi se nuk është kundër dialogut, por pro një dialogu me parime.

“Edhe mbrëmë kam përfaqësuar interesin e qytetarëve, duke pasur në dysheme dhe tavan kushtetutshmërinë. Pavarësisht a ka darkë apo jo unë i këtillë jam dhe njësoj ndjehem. E kemi theksuar se ne nuk jemi në parim kundër dialogut por jemi për dialog me parime. Në atë darkë nuk kemi pasur gjella të ndryshme pra ka qenë barazia e palëve. Më 13 maj shpresoj që përfundimisht do i kemi marrëveshjet për targat, mospagesës së rrymës në veri dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Darka e mbrëmshme ishte darkë pune e organizuar nga kancelari”, tha Kurti.

Ka nisur darka joformale Lajçak – Kurti – Vuçiq