QKMF në Kaçanik, Foto: Komuna e Kaçanikut/Facebook

Aktivizohen shërbimi i gjinekologjisë dhe radiologjisë në QKMF-në e Kaçanikut

Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se nga sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik, është aktivizuar shërbimi i gjinekologjisë dhe radiologjisë.

Sipas njoftimit, nga dita e martë deri të premten, duke filluar nga ora 8:00 do të jetë e angazhuar gjinekologia Paulina Lumezi.

Ndërkaq, çdo të premte, nga ora 16:00 do të jetë në shërbim të pacientëve radiologu Mentor Trena.

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, tha se aktivizimi i këtyre dy shërbimeve shënon një hap shumë të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve shëndetësore komunale dhe rritje të këtyre shërbimeve.

Përveç shërbimeve të gjinekologjisë dhe radiologjisë, më 20 nëntor është aktivizuar shërbimi i pulmologjisë.

Më 5 shtator 2023, KALLXO.com kishte publikuar një storie me ankesat e qytetarëve të Kaçanikut që ankoheshin për mungesën e stafit në QKMF.