Aktakuzë ndaj ish-ministrit Bajram Hasani, kryetarit dhe nënkryetarit të Malishevës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasanit, kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begajt, zëvendësit të Hasanit në atë kohë, Faton Thaçit, dhe disa të tjerëve. 

Siç meson KALLXO.com aktakuza është ngritur nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim e shpëlarje parash në lidhje me Zonën Ekonomike në Malishevë. 

Hajdin Berisha, nënkryetar i Komunës së Malishevës, po dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. 

Tutje thuhet se Malë Krasniqi dyshohet se ka kryer veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar  si zyrtar i Kadastrit në Komunën e Malishëvës. 

Nazmi Kafexholli në cilësinë e drejtorit të Ministrisë së Bujqësisë dyshohet se ka kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe të mashtrimit. 

Ahmet Rrahmanaj, biznismen, sipas Prokurorisë, akuzohet për shpëlarje parash.