Aksioni në Karaçevë- Dorëzohet polici që ishte në arrati nga dje

Një zyrtar policor me iniciale F.L është vënë në pranga nga Inspektorati Policor në lidhje me veprat penale ndihmë në kontrabandë dhe organizim të lojërave te fatit.

I njëjti që nga mbrëmë ka qenë në arrati ndersa gjatë ditës së sotme siç mëson KALLXO.com i njëjti ka pranuar të dorëzohet para organeve të drejtësisë.

Arrestimi i sotëm  e çoi në 12 numrin  zyrtarëve poliorë të arrestuar në lidhje me kazinot ilegale në Karaçevë.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për operacionin e prokurorisë, IPK-së dhe policisë në lidhje me shuarjen e kazinove në fshatin Karaçevë, shumë pak kilometra larg pikës kufitare që lidh Kosovën me Serbinë.

Karaçeva është konsideruar një zonë e paprekur nga organet e rendit të Kosovës për shkak që e njëjta është nën mbikëqyrje të KFOR-it por mbrëmë in stitucionet e kosovës treguan se kjo zonë nuk është më e paprekshme ndërsa u rrënuan 12 objekte të cilat funksiononin si kazino ilegale në këtë pjesë.