Aksioni i IPK, i gjithë stacioni kufitar në Gjakovë i dyshuar për korrupsion

Një operacion i nisur që nga orët e hershme të mëngjesit nga Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale do të vëj në pranga thuajse gjithë stacionin e policisë kufitare në Gjakovë.

Kjo për shkak se zyrtarët policor siç mëson KALLXO.com, 48 zyrtarë po dyshohen për korrupsion kryesisht për vepra penale marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

KALLXO.com mëson se përveç zyrtarëve policor kufitar cak i IPK kanë qenë edhe dy doganierë.

Aksioni i IPK-së po zhvillohet në dy pika kufitare dhe në stacionin Regjional të Policisë në Gjakovë më saktësisht stacionin kufitar.

Inspektorati Policor i Kosovës siç mëson tutje KALLXO.com ka siguruar prova për gati 1 vit për zyrtarët policor të dyshuar për marrje ryshfeti.

Dyshimet janë se të njëjtit deri sa ishin në kryerje të detyrës kanë marrë ryshfet dhe kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Gjatë hetimit të këtij rasti IPK ka njoftuar sot se ka përdorur masa të ndryshme të fshehta të hetimit për të vërtetuar dyshimet se zyrtarët policor kufitar kanë marrë ryshfet.

Në mesin e të arrestuarve siç mëson KALLXO.com janë edhe komandantët e stacioneve kufitare në dy pika kufitare.

KALLXO.com po raporton vazhdimisht për aksionin e gjerë të IPK-së.

Aksioni kundër korrupsionit në Gjakovë, IPK hetoi rastin për gati 1 vit

u