Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Aksion policor në rajonin e Prishtinës, sekuestrohen pesë armë zjarri - FOTO

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, zyrtarë policorë të rajonit të Prishtinës, kanë realizuar 208 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 63 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca dhe verifikime, gjatë një askioni në lokacione të ndryshme.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe  janë sekuestruar edhe pesë armë zjarri të llojeve të kalibrave të ndryshëm.

Ndërkaq pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar në burg, ndërkaq përsonat e dënuar me gjobë janë liruar.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”- ka njoftuar tutje policia.

Në komunikatën e policisë thuhet se aktivitete të tilla të policisë ka pasur edhe në sferën e sigurisë dhe trafikut rrugor.

“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3998 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”- shkruhet në komunikatën e policisë.

Foto: Policia e Kosovës