Aksident trafiku në Rahovec, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në drejtimin Rahovec-Xërxë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Ai ka thënë se në ketë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Po, është aksident me fatalitet. Dy automjete të përfshira, drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira ka vdekur si pasojë e lëndimeve. Për informata dhe detaje tjera do të njoftoheni nga zëdhënësi ose në raportin 24 orësh”, ka thënë Graishta për KALLXO.com.