Ilustrim

Vdes gruaja që ishte lënduar tri ditë më parë në aksidentin në Podujevë

Një grua e cila kishte mbetur e lënduar në aksidentin që kishte ndodhur më 19 maj në Gërdovc të Podujevës, ka vdekur mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej, njofton Policia e Kosovës.

Sipas raportit të Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka njoftuar se si pasojë e këtij aksidenti, lëndime kanë pësuar shtatë pasagjerë  të cilët ishin dërguar për tretman mjekësor.

Në këtë aksident kane qenë të përfshira dy vetura.

“Me datën e cekur kishte ndodhur aksident trafiku në të cilin ishin përshirë dy vetura. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar”- thuhet në raportin e Policisë.

Tutje thuhet se rasti është në proces hetimor.