Aksident në Shtime, dy të lënduar

Një person nga Shtimja dje është vetë aksidentuar.

Sipas policisë, i dyshuari derisa ishte duke ngarë automjetin e tij kombi, nga pakujdesia ka humbur kontrollin gjatë ngasjes dhe ka dalë jashtë rruge.

Tutje thuhet se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe një pasagjere femër shtetase e Shqipërisë të cilët janë duke u trajtuar në QKUK.

Rasti ka ndodhur në orën 22:30.