Aksident në Mitrovicë, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot, më 23.06.2024, në dalje të Mitrovicës, në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Në aksident Zahiti tha se janë përfshirë  tri automjete një veturë , një kamionetë dhe një motoçikletë.

“Si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën motoçiklisti” – tha ai.

Tutje zëdhënësi shtoi se lëndime ka pësuar edhe një person tjetër, i cili u tha se po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Zahiti njoftoi se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.