Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Aksident në Gjilan, 7 të lënduar

Shtatë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në Gjilan, në kryqëzimin e rrugëve “Arben Xheladini” dhe “Ali Hadri”.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete civile me tabela vendore.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe pesë pasagjerë, të cilët kanë marrë tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit  dhe  janë liruar.