Aksident në Dragash, vdesin dy persona, njëri fëmijë 3-vjeçar

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Dragash, në të cilin kanë vdekur 2 persona, njëri fëmijë 3-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur të hënën, më 03.06.2024, në rrugën Dragash- Zhur, rreth orës 10:50, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

“Bazuar në informacionet e para, në këtë aksident janë të përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtarëve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy person kanë ndërruar jetë (një grua 42-vjeçare dhe një fëmijë 3-vjeçar ). Vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent Emergjencës së Spitalit rajonal në Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kanë konstatuar Emergjenca e QKUK-ës në Prishtinë, pasi që personi për shkak të lëndimeve është dërgua në Prishtinë” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës, Njësia e Trafikut Rajonal të Prizrenit është duke kryer hetime.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, i cili ka dhënë urdhër që pas trajtimit mjekësor, shoferi i dyshuar të ndalohet për 48 orë.

Më urdhër të prokurorit, trupat e pa jetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.