Foto: Ilustrim

Aksident mes një kamioni dhe një veture në Deçan, një person dërgohet në Spitalin e Pejës

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:20 në fshatin Pozhar të Deçanit, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti sipas zëdhënësit të Policës së Kosovës në rajonin e Pejës, Driton Rugova, është dërguar në Spitalin e Pejës.

“Personi i lënduar me autoambulancë është dërguar ne Spitalin Rajonal në Pejë”, ka thënë Rugova për KALLXO.com.

I njëjti ka njoftuar se në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një kamion.