Foto-ilustrim

Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një qytetar

Një person ka mbetur i lënduar nga aksidenti në mes dy veturave në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Ai tha se qytetarit i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor ndërsa kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

“Rreth orës 20:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë  dy  vetura ndërkaq një person ka pësuar lëndime trupore. Të njëjtit i është ofruar trajtimi i  nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me  rrethanat e këtij aksidenti”, tha ai për KALLXO.com