Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në fshatin Zajm të Klinës.

Në aksident është përfshirë një veturë e KFOR-it dhe një veturë civile.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Viktima është person civil, nuk është ushtar i KFOR-it”-ka thënë Rugova për KALLXO.com.

“I njëjti është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare për tretman mjekësor”-ka thënë tutje ai.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje nga vendi i ngjarjes.