Aksident mes dy automjeteve në Botushë të Gjakovës, dy të lënduar

Dy persona kanë marrë lëndime trupore pas përfshirjes së dy automjeteve në një askident trafiku në fshatin Botushë të Gjakovës.

Zëdhënsi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha për KALLXO.com se rasti po trajtohet nga njësia e komunikacionit rrugor.

“Rreth orës 17:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Botush-Gjakovë. Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete, për pasojë përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor” – ka bërë të ditur Elezaj.