Aeroporti i Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Agjencioni për Shërbimet e Navigimit Ajror ndihmohet nga Qeveria me mbi 1 milion euro

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme elektronike të Qeverisë, ka shqyrtuar dhe ka miratuar vendimin që t’i dalë  në ndihmë Agjensionit për Shërbimet e Navigimit Ajror, me 1 milion e 47 mijë euro.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, ndihma është për mbulimin e deficitit të shkaktuar nga mjetet e pa mjaftueshme të mbledhura nga të hyrat e dedikuara si burime të financimit të buxhetit, të financuara përkohësisht nga granti qeveritar.

“Kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për aprovimin e mjeteve financiare në shumë prej 1,047,710.96 euro për Agjencionin për Shërbimet e Navigimit Ajror”, thuhet në njoftim.