Agim Bahtiri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Agim Bahtiri: Shpend Ahmeti le të merret me punët në komunën e tij

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka reagur lidhur me deklaratën e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili kishte thënë se Mitrovica u hoq nga zona e kuqe pas negociatave që kryetari Agim Bahtiri bëri me ministrin Armend Zemaj.

Bahtiri lidhur me këtë reagim të Ahmetit i ka kërkuar këtij të fundit të merret me komunën e tij, e cila sipas të parit të Mitrovicës është ngulfatur me infektime.

“E lus kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të merret me punët e komunës së tij, sepse nuk i takon me u merr me komunën e Mitrovicës, pasi që mitrovicasit e kanë kryetarin e tyre që kujdeset për ta. Ai është mirë që të merret me komunën e tij, e cila është ngulfatur nga rastet me të infektuar me COVID-19,” ka shkruar Bahtiri.

Tutje Bahtiri ka theksuar se kryeqyteti duhet të jetë shembull për menaxhim por, sipas tij, kryetari i Prishtinës ka prioritete të tjera.

Zemaj konfirmon se Mitrovica këtë javë është në zonën e verdhë, nuk do ketë orë policore