Agim Bahtiri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Agim Bahtiri infektohet me COVID-19

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri është infektuar me COVID-19.

“Ju njoftoj se pas disa simptomave kam bërë testin për COVID-19, ku kam dalë pozitiv” ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar me coronavirus 521 qytetarë e 10 kanë vdekur.