Afro 2 mijë tiketa trafiku u shqiptuan në 24 orët e fundit

62 aksidente trafiku kanë ndodhur vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga këto aksidente, sipas njoftimit të policisë, asnjëri nuk ka përfunduar me fatalitet.

Sipas policisë, 26 aksidente janë regjistruar me të lënduar, ndërsa 36 të tjerë  vetëm me dëme materiale.

Në 24 orët e fundit, policia ka njoftuar se ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 894  tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme në të gjithë territorin e Kosovës.

Ndërsa vetëm 9 tiketa ka shqiptuar Policia e Kosovës në bazë të ligjit Covid – 19