Adnan Merovci, pro një koalicioni të ri LVV- LDK, e quan ‘vaksina shpëtuese për Kosovën’

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Adnan Merovci ka dhënë një propozim se kush duhet të udhëheq institucionet e Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Përmes një postimi në facebook, Merovci idenë e tij e ka quajtur ‘vaksina shpëtuese për Kosovën’.

Merovci ka propozuar që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje të bëjnë një koalicion qeveritar.

“Kryeministër: Albin KURTI, Kryetar i Kosovës: Lutfi HAZIRI, Kryetar i Kuvendit: Glauk KONJUFCA, Kryetare e LDK-së dhe Ministre e Jashtme: Vjosa OSMANI. Kjo arrihet nëse aplikohet Vaksina kundër inateve, mllefeve, hakmarrjeve dhe krejt kjo për Kosovën”, ka shkruar ai.

KALLXO.com ka kontaktuar, Merovcin por ai nuk ka dashur të komentoj përtej postimit të tij.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 14 shkurt, e para në këto zgjedhje sipas rezultateve preliminare është LVV me 47,85%, e dyta PDK me 17,41%, e treta LDK me 13,08%, ndërsa AAK ka marrë 7,43%.