Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Administrata komunale në Prizren do të punojë edhe të shtunave

Administrata Komunale në komunën e Prizrenit do të punojë edhe të shtunave për muajin korrik dhe gusht.

Sipas njoftimit të komunës është zgjatur orari i punës i Sektorit të Gjendjes Civile dhe Shërbimeve Komunale, të cilat do të punojnë edhe të shtunave nga ora 09:00 deri në orën 13:00, gjatë muajit Korrik dhe Gusht (23.07.2022 – 13.08.2022).

Pra, kjo administratë do të punojë katër vikende me radhë.

Sipas komunës kjo është bërë për shkak të rritjes së vëllimit të punës pas ardhjes së bashkatdhetarëve.