Ilustrim

9 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në njoftimin e sotëm ka thënë se numri i viktimave nga coronavirus ka shkuar në 75.

Në njoftimin e sotëm duke krahasuar me atë të mbrëmjes së kaluar del se numri i vdekjeve nga infektimi me coronavirus për 24 orët e fundit është 9.

Kjo u bë e ditur në rezultatet e publikuara sonte nga IKSHPK. Këta të fundit kanë njoftuar se vetëm sot kanë rezultuar pozitiv 152 persona.

IKSHP ka treguar se sot ka testuar 324 mostra të qytetarëve me simptoma të coronavirus.

“Numri total i rasteve pozitive 3.508 raste nga 25.245 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 75 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, ka njoftuar IKSHPK.

Sot më 05 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 152 raste pozitive.

Sot më 05 korrik 2020, janë shëruar 28 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.902 raste, kurse raste aktive 1.531.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 57 raste, komuna e Prizrenit 16 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Gjilanit 7 raste, komuna e Drenasit 5 raste, komuna e Gjakovës 5 raste, komuna e Skenderajt 5 raste, komuna e Kaçanikut 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Pejës 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Graçanicë, Klinë, Mamushë, Shtime dhe Zubin Potok.