Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020

85 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Infektivë, 6 prej tyre në gjendje kritike

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën Infektive janë të shtrirë 100 pacientë, 85 prej tyre të infektuar me COVID-19.

Sipas njoftimit, 6 nga ta janë në gjendje kritike ndërsa sot pritën të lirohen 8 pacientë të cilat janë shëruar.

“Në raportin e datës 24.06.2020 të Klinikës Infektive në QKUK, bëhet e ditur se në klinikë janë të shtrirë 100 raste. Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 85 raste. 42 raste janë duke u trajtuar ne reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Ne repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste në gjendje kritike”, thuhet në njoftim.

“Sot nga klinika do të lirohen 8 raste të shëruara nga infeksioni me Covid-19 si dhe 2 raste ende pozitive, por në gjedje stabile”, thuhet tutje në njoftim.

SHSUK ka njoftuar se në Klinikën e Dermatologjisë janë të shtrirë edhe 22 raste të dyshuara me COVD-19  dhe 4 raste me COVID-19 të cilët pritet të transferohen në Klinikën Infektive.

“Në njësinë intensive tek objekti i Mjekësisë Sportive janë 3 pacientë, 1 i intibuar dhe 2 me CPAP. Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 22 raste të dyshuara me Covid-19 dhe 4 raste me Covid-19 pozitiv që pritet të transferohen në Klinikën Infektive”, thuhet në fund të njoftimit.

Sot gjatë ditës, u konfirmua edhe një person i vdekur nga COVID-19 i cili ishte punëtor i Postës së Kosovës.

Vdes një punëtor i Postës së Kosovës, ishte i prekur me coronavirus

www.kallxo.com