
Coronavirus
Vdes një punëtor i Postës së Kosovës, ishte i prekur me coronavirus
Një punëtor i Postës së Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka vdekur mbrëmjen e kaluar.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Kryetari i Bordit të Postës së Kosovës, Mentor Arifaj.
I njëjti ishte i prekur me coronavirus. Arifaj dha edhe detaje të tjera në lidhje me rastin.
“Po mbrëmë kemi marrë informacionin rreth orës 22:00 që ka vdekur një punëtor i Postës së Kosovës”, tha Arifaj.
Në anën tjetër Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Postës së Kosovës, ka njoftuar në lidhje me këtë rast.
“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen e kolegut tone, Xh.C., punëtor i Postes se Kosovës ne regjionin e Prizrenit. Baca Xh. ishte prekur nga coronavirusi. Ne këto momente te pikëllimit, Sindikata e Punëtorëve te Postes se Kosovës i shpreh ngushëllimet me te sinqerta familjes C., miqve e kolegëve te tij, dhe te gjithë punëtorëve te Postes. Vdekja e tij e parakohshme është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për Posten e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Punëtorëve të Postës.