COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

771 raste me COVID-19 brenda 24 orëve

771 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24-orëve të fundit, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe  Ministria e Shëndetësisë të Kosovës.

Sipas njoftimit, ky rezultat është nga 6 mijë e 553 testime të bëra.

Ndërsa, gjatë 24-orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.651”, thuhet në njoftim.

Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 4 mijë e 489.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës”, thuhet më tutje.

Rastet me COVID-19 ditëve të fundit në vend janë duke u rritur. Dje ishin regjistruar 658 raste të reja me coronavirus.