Coronavirus

64 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës 64 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 nga 208 testime.

Sipas MSh-së gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 322.

Gjatë 24-orëshit të fundit 12 persona janë shëruar.

Rastet e COVID-19, 28 qershor 2022