60 pacientë me COVID-19 po trajtohen në ShSKUK

60 pacientë të infektuar me COVID-19 aktualisht janë duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).

29 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe tre të tjerë janë në kujdes intensiv mjekësor.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 7 pacientë janë të shtruar në Klinikën Infektive, 27 pacientë me post-COVID-19 janë në Klinikën e Pulmologjisë, një pacient është në mjekim intensiv në Klinikën Infektive.

Ndërsa sa i përket spitaleve rajonale, 4 pacientë janë të shtruar në Spitalin e Pejës, 10 në Spitalin e Gjakovës, 9 në Spitalin e Mitrovicës dhe 2 pacientë janë në Spitalin e Ferizajt.