Foto: REL/MIA

6 të vdekur dhe 37 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Gjashtë persona të prekur me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit, derisa janë konfirmuar edhe 37 raste të reja në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 484 testime, nga të cilat 37 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

Gjevgjeli-12, Shkup-9, Tetovë-3, Dibër-1, Prilep-1, Gostivar-1, (shtetas të huaj), Strumicë-1, Radovish-1, Koçan-1, Probishtip-1, Dellçevë-1 dhe Kratovë-1.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 251 pacientë të shëruar dhe 6 viktima dhe atë një nga Shkupi i moshës 73 vjeçare, një nga Struga i moshës 79 vjeçare, një nga Gostivari i moshës 55 vjeçare, Kriva Pallanka (63), Delçevë (86) dhe një pacient nga Kërçova i moshës 74 vjeçe.

Në Maqedoninë e Veriut ka gjithsej 2018 raste aktive./RTV21