6 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Aktualisht, në vend janë edhe 103 raste aktive me COVID-19.

Ky është njoftimi i plotë:

28 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 89 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.954 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.028 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.711 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 458 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.106.

Në total numri i rasteve aktive është 103.