Foto: KALLXO.com

550 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitale, 14 në gjendje kritike

550 persona pozitivë me COVID-19 janë duke u trajtuar në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme Regjionale.

171 persona janë duke u trajtuar vetëm në Klinikat e QKUK-së, Klinika Infektive po trajton 107 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 80 pacientë, Klinika e Mjekësisë Sportive 24 pacientë dhe Klinika Neurologjike 36 pacientë.

Sipas njoftimit, 62 persona të hospitalizuar në këto klinika janë duke pritur rezultatet e COVID-19.

20 pacientë të konfirmuar pozitivë po trajtohen në Spitalin Regjional të Prizrenit, 7 në Spitalin e Gjakovës, 59 në Spitalin e Pejës, 7 në Spitalin e Ferizajt, 15 në Spitalin e Gjilanit, 7 pacientë në Spitalin e Vushtrrisë, i cili është i dedikuar vetëm për pacientët me këtë infeksion.

Nga rezultatet 24 orëshe, 14 pacientë janë në gjendje kritike ndërsa me oksigjeno-terapi po trajtohen 286 pacientë. Me metodën CPAP po trajtohen 32 pacientë.