Foto Ilustrim

50 aksidente në 24 orët e fundit, një me fatalitet

50 aksidente janë shënuar në 24 orët e fundit ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të disa statistikave të publikuara mëngjesin e sotëm.

Nga 50 aksidente gjithsej,  policia ka njoftuar se një aksident ka qenë me fatalitet, 12 me të lënduar dhe 37 aksidente pa të lënduar por me dëme material.

Policia ka njoftuar edhe kanë shqiptuar deri në 1 mijë e 56 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Arrestime gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë tetë, nga ta shtatë janë dërguar në mbajtje.

KALLXO.com mbrëmjen e kaluar ka raportuar për një aksident me gjashtë të lënduar në fshatin Llapushnik.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme një aksident trafiku në aksident ka vdekur një person.

Aksident në Llapushnik, 6 të lënduar