Foto: KALLXO.com

5 të vdekur me COVID-19 për 24 orë

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, sipas Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (62 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 102.742 raste nga 508.333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.105 raste të vdekjes.

Institutit i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë rezultuar positive me COVID-19, 506 mostra nga  3.084 sa janë testuar.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 761 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.141 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.496.