Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

5 të arrestuar si shkak i dhunës në familje

Është arrestuar një burrë nga Prishtina i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar gruan me të cilën bashkëjetonte.

Në raportin policor thuhet se viktima ka marr trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Arrestim tjetër si shkak i dhunës në familje në Prishtinë ndodhi mbrëmë pas mesnate, pasi një burrë në gjendje të dehur kishte fyer dhe sulmuar bashkëshorten e tij.

Nga policia thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Po ashtu, një grua nga Prishtina ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve që kishte me bashkëshortin e saj është sulmuar fizikisht.

Policia potencon se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rast tjetër i dhunës në familje është raportuar edhe në Fushë Kosovë, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje  është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj.

Sipas raportit policor, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në Gjakovë është arrestuar i dyshuari për dhunën në familje të raportuar më datë 30 tetor.

Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.