Spitali i Vushtrrisë

43 pacientë po trajtohen në spitalin e Vushtrrisë, një në intubim

Spitali “Sheikh Zayed” Vushtrri janë duke u trajtuar 43 pacientë.

Sipas të dhënave nga spitali 37 pacientë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 ndërsa edhe 6 tjerë janë në pritje të rezultatit.

Nga pacientët 1 është në intubim, 38 me oksigjenoterapi dhe 3 po trajtohen me CPAP.

Ndërsa nga stafi mjekësor të infektuar janë  14 persona, ne mesin e të cilëve dy mjekë, dhjetë infermierë dhe dy tjerë nga stafi i spitalit.