Thumana, foto: Edi Rama/ Facebook

4 vjet nga tërmeti tragjik në Shqipëri, Edi Rama publikon fotografi nga rindërtimi në Thumanë

Në 4-vjetorin e tërmetit tragjik, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar fotografi nga Thumana, si një prej zonave më të prekura.

Banesa, shkolla, fusha sporti – shihen në fotografitë e kryeministrit shqiptar nga rindërtimi i zonës së Thumanës.

51 persona humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntori i 2019-es. 25 persona ishin në Thumanë, 25 në Durrës dhe 1 në Lezhë. Mes viktimave pati dhe 10 fëmijë të moshave 2-10 vjeç.