Ilustrim

36 vjeçari nga Prishtina kapet me kokainë - FOTO

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar nga Prishtina pasi tek i njëjti kishin gjetur 101.82 gram substancë narkotike të llojit kokainë.

Në njoftim e policisë është thënë se i arrestuari, i cili ishte duke udhëtuar me një veturë me targa vendore është ndalur për kontroll në vijën e dytë.

Gjatë kontrollës është thënë se në automjetin e të dyshuarit të lartcekur është gjetur substancë narkotike e llojit kokainë, e po ashtu bëhet e ditur se ndaj tij është kryer edhe kontrolli trupor me ç‘rast i është gjetur në trup një sasi e vogël e substancës së njëjtë.

Sipas komunikatës së Policisë, arrestimi i L. H. u bë në kuadër të implementimit të planit të përbashkët operacionale “EU4FOCAL-ACTION DAYS”, që po implementohet në bashkëpunim të Policisë Kufitare, Njësisë K9 dhe Njësisë Anti-kontrabandë dhe Doganës së Kosovës.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar edhe njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren dhe Forenzika.

Nga i dyshuari tregohet se përpos kokainës janë sekuestruar si prova materiale edhe një telefon mobil dhe vetura me targa vendore.

Pas njoftimit të prokurorit të shtetit tregohet se Policia ka pranuar udhëzime që të bëhet bastisje tek shtëpia e të dyshuarit me ç’rast gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi tri peshore digjitale dhe tri pako me foli.

Policia ka thënë se me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuar është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kontrollimi i veturës nga njësia K9 e Policisë/Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës