3,242 të vaksinuar kundër COVID-19 gjatë 24 orëve

3 mijë e 242 doza të vaksinës kundër COVID-19 janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë administruar 1,581,266 doza të vaksinës.

Me dozën e parë deri sot janë vaksinuar 841 mijë e 269 qytetarë, ndërkaq me të dytën 739 mijë e 997.