Foto: KALLXO.com Ilustrim

28 të arrestuar për mosrespektim të masave kundër pandemisë

28 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave të ndërmarra nga institucionet kundër përhapjes së sëmundjes COVID-19.

Sipas Policisë, më së shumti të arrestuar ka në rajonin e Prizrenit -15. Prej tyre, 11 janë arrestuar në Prizren dhe 4 në Suharekë.

Rajoni i dytë për nga numri i të arrestuarve është ai i Prishtinës – 8. Prej tyre, 4 janë arrestuar në Obiliq, 2 në Fushë-Kosovë dhe nga 1 në Prishtinë dhe Podujevë.

4 qytetarë janë arrestuar në rajonin e Gjilanit. Prej tyre 3 në Partesh dhe 1 në Kllokot.

Për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë është arrestuar edhe një person në Ferizaj.