17 kandidatë në garë për guvernator të BQK-së, nuk tregohen emrat
17 kandidatë janë duke synuar pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, në konkursin e hapur më 17 nëntor.
Por BQK në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se nuk i lejohet t`i tregojë emrat e kandidatëve.
BQK ka theksuar se deri në zgjedhjen e njërit nga kandidatatët, guvernator nuk lejohet shpalosja e emrave.
“Sa u përket emrave të kandidatëve që kanë aplikuar për këtë pozitë, bazuar në Ligjin Nr.06/L-081 Për Qasje në Dokumente Publike, nuk na lejohet që të bëjmë shpalosjen e emrave. Për më shumë, i referoheni Nenit 17 të këtij Ligji, i cili sanksionon bazat e lejueshme për refuzimin e qasjes në dokumente publike, duke u bazuar në nënparagrafin 3.2. Rrjedhimisht deri në lidhjen e marrëdhënies së punësimit, nuk lejohet shpalosja e emrave të kandidatëve”- thuhet në përgjigjen e BQK-së.