Hapet konkursi për Guvernator të BQK-së
Banka Qendrore e Kosovës ka hapur konkurs për pozitën e Guvernatorit. Konkursi do të jetë i hapur deri më 16 dhjetor.
Sipas shpalljes, emërimi do të jetë për një mandat pese vjeçar duke filluar më 29 mars 2023 ose në datën e emërimit.
Kandidatët e interesuar për pozitën e Guvernatorit duhet të dorëzojnë një CV me detaje dhe një letër motivuese përmes email adresës [email protected] ose drejtpërdrejtë në Arkivin e BQK-së.
Këtu mund të gjeni shpalljen e plotë.
KALLXO.com ka raportuar për Ramadan Osmanin, vëllai i presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, i cili është përzgjedhur për t’u punësuar në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) në pozitën: mbikëqyrës i lartë bankar.
Ramadan Osmani, sipas njoftimit të BQK-së, ka arritur të marrë 176 pikë (në mesatare) në testin me shkrim dhe intervistën nga 200 sa ishte totali i pikëve të mundshme.
Në garë për këtë pozitë ishin katër kandidatë, ndërsa kandidati i dytë ka marrë 155 pikë, apo 21 pikë më pak se Osmani.
KALLXO.com ka publikuar edhe hulumtimin për blerjen e veturës luksoze të Guvernatorit, Fehmi Mehmeti në vlerë 69 mijë e 200 euro.
Raportimet për BQK-në mund t’i gjeni KËTU.