147 mostra pozitive me variantin britanik të COVID-19 janë shfaqur në Kosovë

Sipas Qeverisë së Kosovës, e cila ka njoftuar për këto rezultate përmes një komunikate, mostrat janë marrë nga të gjitha rajonet e Kosovës.

Janë 97.27% e mostrave të testuara për këto dy variante (varianti britanik B.1.1.7 dhe atij të Afrikës së Jugut B.1.351) kishin rezultuar pozitive, thotë Qeveria e Kosovës.

Ekzekutivi konsideron se kjo ka ndikuar që të merren një numër i masave mbrojtëse dhe parandaluese e COVID-19 në mënyrë që kapacitetet e shërbimit spitalor të jenë të përballueshme dhe të menaxhueshme.

Këto rezultate, deri më sot, nuk janë bërë të ditura nga institucionet shëndetësore nëpërmes njoftimeve zyrtare.

Me 29 janar Ministria e Shëndetësisë kishte njoftuar për arritjen e variantit britanik në Kosovë.

Varianti i ri i koronavirusit arrin në Kosovë