Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Varianti i ri i koronavirusit arrin në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se i kanë dërguar 30 mostra për testim në Berlin të Gjermanisë me qëllim të verifikimit të pranisë së variantit të ri të koronavirusit.

“Rezultatet kanë treguar se 3 mostra kanë rezultu pozitiv me variantin e ri”, tha Zemaj

Naser Ramadani nga IKShPK, tha se rastet me variantin e ri të virusit janë kontaktuar dhe po monitorohen.

“Personat me variantin e ri duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme, të shmanget kontakti me të tjerët, tubimet e të tjera aktivitete që do të mundësonin përhapjen e virusit”, tha ai.