14 të vdekur, mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 14 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 1.269 raste të reja.

162 persona prej rasteve të reja janë infektuar për të dytën herë.

Janë regjistruar edhe 25 viktima. 14 gjatë 24 orëve të fundit dhe 11 në Regjistrin për persona të vdekur nga Covid-19, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë periudhës 30.01.2022-12.02.2022.

Raste aktive janë 10.095, shkruan TV21./21Media