Ilustrim

13 mijë e 625 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në Kosovë janë shënuar 626 raste të reja me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 16 pacientë nga coronavirusi.

Deri më tani në Kosovë nga COVID-19 kanë vdekur 1,005 persona, ndërkaq numri i rasteve aktive me COVID-19 është është 13 mijë e 625.

Numri total i rasteve pozitive është 39 mijë e 57 raste nga 142 mijë e 769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 673 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24 mijë e 427 raste.