Ilustrim

124 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot në nivel vendi janë regjistruar edhe 124 raste të reja të infektimit me SARS-CoV-2, nga 974 mostrat e marra.

Tutje, ai ka njoftuar se brenda 24 orëve nuk është shënuar asnjë rastë i vdekjeve nga infeksioni me coronavirus.

Shqetësuese për Ministrin janë shifrat e larta të të infektuarve në Prishtinë.

“Është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve.

Komuna, Shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti Covid”, ka shkruar Ministri.

Njoftimi i plotë i Ministrit Zemaj:

Nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19.

Është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve.

Komuna, Shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti Covid.

Para një vendimi ndyshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve!

Andaj u bëjë apel edhe qytetarëve, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.