1,220 pacientë me COVID-19 në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se janë 1,220 pacientë me COVID-19 të shtrirë nëpër klinikat dhe spitalet e përgjithshme.

Në njoftim potencohet se janë 39 pacientë më pak, krahasuar me ditën e djeshme.

Sipas SHSKUK-së, nga 1,220 pacientët e shtrirë, 1,116 janë të konfirmuar me COVID-19, 1,051 me oksigjeno-terapi dhe 59 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në kuadër të klinikave për COVID-19 të QKUK-së, në trajtim janë 438 pacientë, 435 të konfirmuar me COVID-19, 390 me okisgjeno-terapi.

Ndërsa, në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 782 pacientë, 681 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 661 me oksigjeno-terapi.

Në Klinikat për COVID-19 në Prishtinë, numri i pacientëve është si në vijim: Klinika Infektive 115 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 107 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno) 87 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 88 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID-19, 19 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë 17 pacientë, Klinika e Pediatrisë 5 pacientë.

Ndërsa, në spitalet e përgjithshme numri i pacientëve është: Spitali i Prizrenit 171 pacientë, Spitali i Gjakovës 120 pacientë, Spitali i Pejës 209 pacientë, Spitali i Gjilanit 134 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 32 pacientë, Spitali i Mitrovicës 46 pacientë dhe Spitali i Ferizajt 70 pacientë.