11 vdekje në 24 orët e fundit nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 11 persona të infektuar me COVID-19.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas të dhënave të fundit, brenda 24 orëve janë shënuar edhe 205 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 163 pacientë.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 10,795 raste me COVID-19, prej tyre 6, 411 janë shëruar dhe 365 kanë vdekur.